Flash

Nxehet debati për Ledina Çelon

Lapsi.al 22 December 2016
Nxehet debati për Ledina Çelon

Moderimi dhe fustani i dytë i veshur nga këngëtarja Ledina Çelo gjatë prezantimit të Festivalit të 55-të të RTSH-së ka qenë tema kryesore e diskutimit në rrjete sociale.

Krahas statuseve të ndryshme ka spikatur ai i skenaristit Edi Oga, i cili ka bashkëpunuar me Ledinën gjatë festivalit të parë që ajo ka moderuar. Ai ua ka hedhur fajin stilistëve për paraqitjen e Çelos. 

“Ledina është vajzë e shkëlqyer dhe shumë serioze në punë. Kemi punuar bashkë në Festivalin e 42-të ku ajo prezantonte si partnere e Adi Krasta-s. Ju lutem mos lejoni stilistët dhe rrobaqepësit të bëjnë shakara të tilla me të, në eventin kulturor më të rëndësishëm kombëtar!”, përfundon postimi i Edit. 

Ndërkohë gazetari Genti Minga ka qenë më ironik në trajtimin e kësaj çështje. Ai është shprehur se i vetmi shqetësim që shtron është nëse ka ftohtë këngëtarja apo jo: “Vlon debati per moralin dhe pacipesine e kesaj cupe qe doli kaq e tejdukshme. Kurse une hallin e kam tjeterkund. 

Nuk ka ftohte kur jashte eshte minus? Pyes si dikush qe rri neper shtepi me soben e gatimit ndezur dhe 'me nje rezistence me tre vatra ngrohjeje, kam veshur dy pale corape, benevreke, shalle dhe xhup (pyetja nuk eshte as me shaka, as me ironi, por kryekeput kureshtje e paster)!,”-shkruan Minga. 

Më e ashpër duket se ka qenë gazetarja Dasara Karaiskaj, e cila shkruan: “Ledina e paska msu tekstin, sic ka pare Kenga Magjike...Dmth...me b****.” Nuk dihet si do të shfaqet mbrëmjen e dytë të këtij festivali këngëtarja. /Gazeta Express/

 

  •  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI