Flash

Tjetër akuzë për festivalin e RTSh

Lapsi.al 23 December 2016
Tjetër akuzë për festivalin e RTSh

Krahas shqetësimeve të publikut të cilët denoncuan mosfunksionimin e votimit online, artistët e skualifikuar nga Finalja e FiK kanë nisur të ankohen për prapaskenat e skualifikimit. E para ishte këngëtarja nga Gjakova, Festina Mejzini e cila hodhi dyshime për pazare. Ndërsa këtë rradhë janë grupi "Classic Boys" që nuk kanë lënë pa shigjetuar produksionin e Festivalit. Sipas njërit prej pjesëtarëve të trios klasike, organizatorët e eventit të muzikës nuk janë treguar të kujdesshëm me ta. Ja statusi i Gerald Murrja:

"Tani po e degjoj kengen dhe them me vete si ka mundesi qe me shume volum  paska nje kengetar i muzikes se lehte se sa 3 kengetare klasike ?? Mos valle produksioni i Tvsh s deshironte qe te kendonim edhe pa mikrofona vetem e vetem qe te na eleminonte ?! Sic degjohet zerat tane jane te mbytur edhe pse po jepnim shpirtin aty qe te degjoheshim sa me shume ... nuk e kuptoj pse duhet te hedhin poshte djersen dhe sakrificen e 3 djemve te rinj e duke i prere krahet ne menyren me te shemtuar te mundshme ... nuk e meritonim nje gje te tille sidomos nga ju qe na konsideroni "e ardhmja " e ketij vendi . Turp !!! Nga ky vend duhet te largohemi sa me shpejt te jete e mundur .... Nje falenderim te madh per 2 vellezerit e mij   Ilsi Ademi  Bledar XH Domi si dhe per profesor Endri Sinen per kengen dhe Saimir Braho per textin ,ju premtojme qe do te kthehemi me te forte ..."

Të këshilluara

Nxehet debati për Ledina Çelon

Moderimi dhe fustani i dytë i veshur nga këngëtarja Ledina Çelo gjatë prezantimit të Festivalit të 55-të të RTSH-...

13:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI