Flash

4 herë nënë dhe në superformë

Lapsi.al 27 December 2016
4 herë nënë dhe në superformë

Të jesh një nga supermodelet më të pëlqyera në botë, njëkohësisht nënë e katër fëmijëve, nuk është aspak e lehtë. Të kryesh aktivitet të rregullt fizik dhe të ushqehesh mirë është sfidë më vete; më mirë se kushdo këtë mund ta pohojë Heidi Klum. Në një intervistë për revistën ‘Shape’, 43-vjeçarja tregoi si ia del të qëndrojë aktive pavarësisht axhendës së ngjeshur.“Nuk kam kohë të ushtrohem çdo ditë.”- tregoi Klum dhe vijoi: “Të jesh mama e katër fëmijëve është palestër më vete. Balancimi i punës time dhe axhendës së tyre, e bën më të vështirë ruajtjen e një aktiviteti fizik rutinë, prandaj përpiqemi të bëjmë sa më shumë gjëra bashkë si familje.”“Na pëlqen të bëjmë xhiro me biçikletë, të shëtisim me qentë tanë, ose të hidhemi në trampolinë. Kjo është mënyra më e mirë për të qenë në formë dhe të shëndetshëm. Bëni gjëra që nuk duken si punë.”-vijoi supermodelja gjermane. Klum pranoi edhe se përpiqet të ushqehet mirë. “Miti që thotë se modelet nuk hanë, nuk është aspak i vërtetë. Por meqë jemi në këtë biznes, duhet të zgjedhim me më shumë zgjuarësi. Mua më pëlqejnë shumë format e mia, sepse janë të miat. Në fund të ditës, nuk ka rëndësi çfarë mendojnë të tjerët për trupin tim, por si ndihem unë për veten. Po punoj për trupin tim dhe e zotëroj mjaft mirë."- përfundoi ajo.

Të këshilluara

Fotoja e fundit e George Michael

Kjo është fotoja e fundit e George Michael, yllit të muzikës që u nda nga jeta mbrëmë në moshën 53 vjeçare s...

11:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI