Flash

Legjenda e muzikës amerikane mbështet hapur Era Istrefin, por pendohet disa orë më vonë

Lapsi.al 27 December 2016
Legjenda e muzikës amerikane mbështet hapur Era Istrefin, por pendohet

Një nga reperët më të famshëm në botë, Puff Daddy, ka vendosur të publikojë këngën e artistes shqiptare Era Istrefi në profilin e tij në Facebook.

Diddy, një reper i famshëm dhe një emër i brezit të TuPac dhe B.I.G, e ka publikuar këngën ditën e djeshme, pa dhënë asnjë koment. Menjëherë kanë vërshuar komentet nga ana e fansave, të cilët e kanë pritur mirë këngën e shqiptares së panjohur për ta. Sipas Iconstyle, ndjekësit e Diddy-t kanë arritur deri aty, sa i kanë kërkuar atij një remiks të Bon Bon-it.

Mirëpo, 24 orë pas publikimit, ai e ka fshirë postimin. Në profilin e reperit nuk gjendet më kënga, ndërkohë që shihen ende postimet e ditës së djeshme me rastin e festave. Nuk dihet se përse artisti e publikoi fillimisht këngën dhe më pas e fshiu atë.

Të këshilluara

Fotoja e fundit e George Michael

Kjo është fotoja e fundit e George Michael, yllit të muzikës që u nda nga jeta mbrëmë në moshën 53 vjeçare s...

11:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI