Flash

Reperi qëlloi me armë dhe i shpëtoi policisë, babai i Noizyt: Si mbaruam punë me shefin për 5 minuta në komisariat

Lapsi.al 11 January 2017
Reperi qëlloi me armë dhe i shpëtoi policisë, babai i

Bashkim Rajku, babai i këngëtarit Noyzi ka gjetur një faqe VIP për të treguar se djali i tij është një VIP dhe lajmet se policia i ka shkuar në shtëpi dhe e ka shoqëruar, janë shpifje.

Sipas babait të reperit në modë ka qenë vetë shefi i komisariatit, që i ka telefonuar dhe vetëm pas kësaj ai bashkë me të birin është paraqitur në polici për të bërë një formalitet, vetëm 5 minuta.

Ja çfarë ka thënë ai për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”:

“Noizy është si kokrra e mollës, s’kemi punë me policinë. S’kemi as kohë, as nerva të merremi me këto lajme. Dje ka qenë në Prishtinë dhe u kthye pasi mbaroi koncertin.

Më mori shefi i komisariatit në telefon dhe më tha që ka dalë në internet një lajm që Noizy ka qëlluar me armë. Dhe unë i thashë që ka bërë një klip me Çiljetën ku ka pasur armë.

Shkova bashkë me Noizyn në polici, dhamë një deklaratë dhe erdhëm në shtëpi, as 5 minuta punë nuk ishte”.

Të këshilluara

Kallashi cudit me nudot vulgare (foto)

Valltarja e klubeve të natës, Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi vazhdon të kërkojë deshperimisht vemendje në profilin e saj në Facebook. Ajo poth...

11:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI