Flash

Topalli: Deputetë të PS-së më kanë lënë poezi mbi tavolinë

Lapsi.al 6 February 2017
Topalli: Deputetë të PS-së më kanë lënë poezi

“I kërkoj falje kë mund të kem ofenduar pa dashje, përveç Taulant Ballës. Ai nuk e meriton”. Ish-kryetarja e Kuvendit për tetë vitet e Partisë Demokratike në pushtet ka deklaruar kështu në një intervistë në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Jozefina Topalli, e njohur për drejtimin me dorë të fortë të Parlamentit, befas ka nxjerrë një anë tjetër, kur ka thënë se katër deputetë socialistë i kanë shkruar poezi dhe ja kanë lënë mbi tavolinë.
Pasdite: Ke bërë njeri të ndjehet keq në Parlament?
Jozefina Topalli: Nëse e kam bërë i kërkoj ndjesë. Nëse e kam bërë do t’i kërkoja ndjesë.
Pasdite: E mban mend atë momentin me Taulant Ballën?
Jozefina Topalli: Ai e meriton!
Pasdite: Nuk do t’i kërkoje ndjesë atij për atë situatë?
Jozefina Topalli: Jo! Është i vetmi njeri që nuk i kërkoj ndjesë. Do t’i kërkoja ndjesë kujtdo tjetër, vetëm atij jo.
Pasdite: Ke qenë shumë e tensionuar dhe shumë e mërzitur kur ke thënë shprehjen me “zhele”.
Jozefina Topalli:  Pas 10 orësh, kishte seanca, si buxheti që fillonte në 10 të mëngjesit dhe mbaronte pas mesnate. Aty çfarë nuk dëgjoja dhe 12 orë seancë plenare edhe të rrëshqet ndonjë fjalë. Por ajo fjalë nuk fjalë e keqe në shkodrançen time, të tjerët ndoshta e kanë keqkuptuar.
Pasdite: Nga krahu tjetër, të kanë vlerësuar për të njëjtat motive, e ke ndjerë?
Jozefina Topalli: Meqë nëse ma kujtuat, pas vdekjes së Dritëro Agollit dhe unë shpreh ngushëllimet. Unë isha nënkryetare e Parlamentit dhe dikush bëri një poezi aty. Por jo vetëm Dritëro Agolli, por janë të paktën 3-4 deputetë të Partisë Socialiste që më bënin poezi dhe m’i linin mbi tavolinë. Ishin shumë njerëzorë.

Të këshilluara

Dhurata e Alban Hoxhës për Çiljetën!(Foto)

Ditën e djeshme u fol shumë për faktin se Çiljeta ka festuar ditëlindjen e saj. Një sërë urimesh ajo ka marrë nga kolegët dhe miqtë e afërt ndërkohë që të gj...

13:03

Lady Gaga bën hedhje spektakolare!(Foto)

Lady Gaga e nisi performancën e saj në pushimin e ndeshjes së Super Bowl duke kënduar nga çatia e stadiumit “NRG” të Hjustonit, me në sfond qiellin e errët dhe ...

13:00

Natalie Portman nudo në filmin e ri!(FOTO)

Ajo do të luajë në një film bashkë me vajzën e aktorit të njohur Johnny Depp. Natalie Portman dhe Lily-Rose Depp do të jenë bashkë në filmin belg Planetrium....

12:56

Linda Halimi do të këndojë në natën e ...

Gati tre muaj larg kompeticionit evropian të muzikës, Eurovision, në të cilin Shqipëria përfaqësohet nga Linda Halimi me këngën “Botë”, është hedhur shorti në U...

12:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI