Flash

Ermal Meta fitues i çmimit “Cover” në festivalin “Sanremo 2017” 

Lapsi.al 10 February 2017
Ermal Meta fitues i çmimit “Cover” në festivalin

Kantautori shqiptar, Ermal Meta, fitoi çmimin “Cover 2017” në  natën e tretë të Festivalit të Muzikës Italiane “Sanremo 2017”.

Në natën e 3 të Festivalit “Sanremo”, këngëtarët që garojnë në kategorinë “Kampioni” kanë performuar me këngët më të suksesshme ndër vite të muzikës italiane. Ndër ta, Kantautori shqiptar Ermal Meta konkurues në festival, zgjodhi këngën e të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia” kënduar në vitin 1971.

Kauntautori shqiptar ka treguar në një intervistë pas koncertit se është emocionuar shumë kur është telefonuar nga gruaja e këngëtarit të famshëm Modugno.

"Mi ha appena telefonato la moglie di Modugno per farmi i complimenti, un'emozione grandissima" @MetaErmal #sanremo2017 con @fapellegrini61 pic.twitter.com/WEdbTKcYqH

— Rainews (@RaiNews) February 10, 2017

“E zgjodha këtë këngë, pasi jo vetëm është e mrekullueshme, por dhe sepse sipas meje prezanton në mënyrë perfekte gjëndjen aktuale së Italisë sot”, u shpreh pas koncertit Meta.

 

Në mbrëmjen “Cover” të Sanremos u renditën në vend të dytë këngëtarja Paola Turci, e në vend të tretë këngëtari Marco Masini. Sot do të zhvillohet nata e gjysëmfinales. 20 këngëtarë të mbetur në garë do të gjykohen nga televotimit i publikut, nga votimi i jurisë së ekspertëve e nga juria e opinionit. Prej tyre vetëm 16 këngëtarë do të vazhdojnë garën për në natën finale të “Sanremos 2017”.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI