Flash

Artistët kundër Trump dhe në “Grammy Awards" (FOTO)

Lapsi.al 13 February 2017
Artistët kundër Trump dhe në “Grammy Awards" (FOTO)

“Kryengritja” e artistëve ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nuk ka munguar mbrëmjen e djeshme në “Grammy Awards”. Në Los Angeles është zhvilluar edicioni i 59-të i  këtij eventi, ku të pranishëm kanë qenë disa nga figurat më të rëndësishme të muzikës në botë.

Busta Rhymes ka bërë ndoshta deklaratën më të madhe politike të mbrëmjes, duke iu drejtuar Donald Trump me fjalët “presidenti portokall”. Reperi e ka falënderuar presidentin për tentativën e tij të dështuar për të përzënë myslimanët nga Amerika.

(

Ky koment mendohet se mund t’i jetë referuar përdorimit gjerësisht të togfjalëshit “Agent Orange” nga qeveria amerikane gjatë luftës së Vietnamit.  “Agent Orange” është një formë e luftës përmes përdorimit të substancave për të shkatërruar një vend të caktuar, e përdorur në Vietnam dhe që dëmtoi shëndetin e rreth 1 milion njerëzve.

Gjatë fjalimit të Busta Rhymes, në skenë u ngjit edhe një grua myslimane dhe reperi u shpreh: “Kur ne ngjitemi në skenë, ne njerëzit”.

Një mesazh të koduar kundër Trump ka dhënë edhe Katy Perry. Gjatë performancës së saj në skenë në sfond me shkronja të mëdha ishte shkruar “Ne njerëzit”.  Sigurisht që Katy e bëri deklaratën e saj duke iu drejtuar audiencës me fjalët:  “Thuaji jo urrejtjes!”

Por edhe artistë të tjerë nuk kanë ngurruar të japin një mesazh në skenën e “Grammy Awards”: Jennifer Lopez u ka kërkuar të gjithë fansave të saj të shpresojnë dhe se në këtë moment zëri i tyre duhet të dëgjohet. Beyonce është shprehur se qëllimi i muzikës së saj është t’u japë shpresë dhe fuqi fansave por edhe historisë së vendit.

Të këshilluara

Adele zbulon një sekret!(FOTO)

    Mbrëmjen e së dielës, në Los Angeles, është zhvilluar një nga eventet më të rëndësishme të muzikës, “Grammy Awards 2017”. Kë...

13:44

Pas sherrit Enca -Noizy, reagon Erma Mamaqi!

Lajmi më i diskutuar në showbiz-in shqiptar që prej mbrëmjes së djeshme është një “sherr” virtual midis Noizy-t dhe Encës, i cili u shoqërua me merakun e shumë ...

13:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI