Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Almeda Abazi, kurorëzon dashurinë e saj me aktorin turk, si duket ajo nuse!(FOTO)

Lapsi.al 14 February 2017
Almeda Abazi, kurorëzon dashurinë e saj me aktorin turk, si duket ajo

Aktorja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Almeda dhe aktori turk kanë 2 vite në një lidhje, ndërsa në Nëntor të 2016, ata u fejuan. Tolgahan nuk priti më gjatë, por me anë të një surprize i propozoi Almedës të martohen në këtë ditë të vëçantë për të.
Ceremonia është zhvilluar, në të njëtën ditë kur bukuroshja shqiptare ka festuar edhe 25 vjetorin e ditëlindjes së saj. Në ambientet e Beverly Hills, ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë.

Para se të zhvillohej ceremonia, Sayisman ka postuar një mesazh romantik dhe shumë vlerësues për shqiptaren.“Ta duash një njeri me zemër është që buzëqeshja e saj të të duket agim i ditës. Të gjesh një person që t’i kujton të gjitha bukuritë e krijuesit, është bekim më vete. Zoti bëftë që të gjithë ju të jeni bashkë me njerëz me të cilët të plakeni dorë për dore, me njerëz që t’i lëshoni gjethet e kohës plot dashuri. Le të jetë ky postimi me të cilin i jap lamtumirën beqarisë,” shkroi Sayisman në profilin e tij në “Instagram”. Ndërsa Almeda iu përgjigj duke i shprehur se edhe ajo e dashuronte shumë.
Siç shihet edhe nga fotot, 2 aktorët e famshëm duken shumë të lumtur gjatë ceremionisë, dhe padyshim që kjo është një nga ditët më të lumtura jo vetëm për Almedën, por edhe për bashkëshortin e saj tashme, Tolgahan Sayisman.

cgfc.jpg

 

Të këshilluara

Rikthehet "Një kafe me Labin" (Foto)

Moderatori i njohur Labinot Gashi në disa intervista ka theksuar se emisioni "Një kafe me Labin" nuk do të mbyllet.  E ja ku vjen sërish edhe pse jo në ...

12:46

Noizy mendon të "vrasë" gruan (Foto)

I njohur për sukseset dhe famën e tij Noizy nuk mund të mungonte për të shprehur çka ai mendon për festën e Shën Valentinit. Ndryshe nga njerëzit të cilët sh...

12:29

Martohet Zaimina, fatlumi është...(FOTO)

Këngëtarja seksi Zajmina Vasjari i ka thënë “po” për martesë, të fejuarit të saj, pikërisht sot në ditën e të dashuruarve, 14 shkurt. Këtë lajm e ka bërë të ...

12:26

Flirti i Donald Trump me princeshë Diana!

Ajo që është më pak e njohur është se e ndjera Diana gjithashtu kishte lidhje me një administratë tjetër në Shtëpinë e Bardhë: atë të Donald Trump. Mes të vitev...

12:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI