Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

TVSH-ja vazhdon me shkurtimet e punës, pushon të rradhës ...(FOTO)

Lapsi.al 14 February 2017
TVSH-ja vazhdon me shkurtimet e punës, pushon të rradhës

Pas largimit të tre kompozitorëve nga TVSH disa ditë më parë: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali, edhe një kompozitor tjetër është larguar përfundimisht nga ky televizion.

Prej vitesh pjesë e strukturave të RTSH-së, edhe Kujtim Prodani është larguar nga detyra që kishte pranë këtij institucioni. Lajmin për këtë largim të beftë, kantautori i njohur e ka bërë publik në profilin e tij në Facebook, përmes një statusi ironizues:

 “LAMTUMIRË T.V.SH! (më erdhi radha…..) Falënderoj bashkëpunëtorët dhe natyrisht TELESPEKTATORËT!”, shkruan Prodani.

Edhe largimi i Prodanit vjen pas shkrirjes së strukturave aktuale të TVSH-së. Siҫ bëhet me dije, pritet që pranë këtij institucioni do të krijohen tri redaksi të reja në vend të departamenteve që kanë ekzistuar deri më sot.

Në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Shqiptar, tha për këto largime: “Askush nuk është pushuar nga puna, kompozitorëve u janë propozuar detyra të reja në strukturën e re.”

 

Të këshilluara

Alketa tall Ermalin!(FOTO)

Dita e sotme e ka kthyer pas në kohë humoristin dhe aktorin Ermal Mamaqi, i cili kujtoi nisjen e ish-emisionit të tij ‘6 Ditë pa Ermalin’ në DigitAlb, si emisio...

17:30

Ledioni "qorton" kryebashkiakun!(FOTO)

    Briken Fejzullai kryebashkiaku i natës në Tiranë në kuadër të projektit më të fundit ‘Tirana Loves’, i ka dërguar edhe Ledion Liços një dhur...

17:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI