Në një intervistë për Playboy, pak kohë pas ndarjes, Scarlett Johansson ka folur për t’i vënë gjërat njëherë e mirë në vendin e tyre, të paktën ashtu siç mendon ajo. Çfarë simbolizon për të martesa? Duhet apo nuk duhet të jemi mongamë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve ajo e jep e bazuar në disa raste, por mesa duket më shumë në rastin e saj.
“Ideja e një martese më duket shumë romantike. Është një ide e bukur, e cila në praktikë mund të bëhet edhe më e bukur. Megjithatë nuk mendoj se është normale të jemi monogamë. Mund të më gjykoni për këtë që po them, por mendoj se martesa kërkon shumë punë. Shumë shumë. Dhe vetë fakti që ajo kërkon gjithë këtë angazhim tregon se nuk është normale. Megjithatë është diçka për të cilën kam respekt, sepse edhe unë u bëra pjesë e saj, por tani nuk dua të shikoj më pas”, ka thënë ajo.

Kjo pra është çka mendon Scarlett për martesën, pak kohë pasi u nda nga Romain Dauriac, me të cilin ishin bashkë që prej vitit 2012 dhe të martuar fshehur që prej 2014-ës. Martesa e tyre u mbajt larg vëmendjes mediatike dhe prej saj ata kanë vajzën Rose e cila u lind 3 vite më parë.
"Martesa i ndryshon gjërat. Unë kam shumë miq që janë bashkë prej më shumë se 10 vitesht dhe që vendosin të martohen. Nëse i pyet ditën tjetër të martesës të thonë se është ndryshe. Gjithmonë është”, thotë ajo duke përfunduar: “Martesa është një përgjegjësi e ëmbël, por gjithsesi mbetet përgjegjësi”.