Flash

Quajti Melania Trump “lavire”, gazetari i NYT kërkon falje  

Lapsi.al 15 February 2017
Quajti Melania Trump “lavire”, gazetari i NYT kërkon

Gazetari i New York Times ka kërkuar falje pas deklaratës fyese në adresë të Melania Trump të cilën e quajti “lavire”.

Gjatë një bashkëbisedimi privat me supermodelen Emily Ratajkowski, gazetari ka ironizuar në mënyrë seksiste mbi të shkuarën e bashkëshortes së presidentit të SHBA-ve duke e quajtur atë “lavire”. Por modelja doli në krah të Zonjës së Parë të SHBA-ve ku përmes një statusi në “Twitter” denoncoi ofendimin nga ana e gazetarit për Melania Trump.

“Kërkoj falje dhe marr përsipër fyerjen në adresë të Meline Trump, pavarësisht se ishte një bisedë personale mes meje dhe modeles Emily Ratajkowski. Reagimi im nuk ka lidhje me vijën editoriale të NYT”- ka thënë gazetari ende i paidentifikuar.

 “Ndërsa po bisedonim ai deklaroi se “Melania është një lavire”. Cilado qofshin bindjet e tua politike, është e drejtë që t’i denoncosh këto fjalë”– shkroi modelja ne Twitter.

Pak orë më vonë Zonja e Parë e SHBA-ve falenderoi publikisht modelen Emily Ratajkowski.

Screenshot002

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Modeles i dhemb akoma zemra për të...(FOTO)

Është vënë në fokus te mediave si një prej personazheve që këtë ndarje e përjetoi mjaft mirë, por e vërteta nuk është kështu për supermodelen Bella Hadid. Në nj...

18:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI