Flash

Silva Gunbardhi qan në emision live, arsyeja ...!(FOTO)

Lapsi.al 15 February 2017
Silva Gunbardhi qan në emision live, arsyeja ...!(FOTO)

Në një rrëfim prekës, tërë emocion dhe lot, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Silva Gunbardhi ka rrëfyer dhimbjen dhe panikun që ka përjetuar para operacionit shumë të rëndësishëm për të në sy.

Ajo është përlotur kur në ekranin e televizionit Klan, në emisionin e Rudina Magjistarit ku ajo me kirurgun që e operoi ishte e ftuar, u shfaq për herë të parë një foto pas operacionit e Silvës, për të cilën kjo e fundit u shpreh teksa lëshoi lotë: “Është një foto që unë e shfaq për herë të parë tek ty dhe është një foto që unë s’dua ta shikoj, nuk dua ta kem as në telefonin tim”. Tashmë Silva tha se ndodhet në gjendje shumë të mirë pas operacionit në sy dhe shikimi është normalizuar. Sipas saj i vetmi siklet që kishte qenë ishte mpirja dhe gjilpëra që i kishin bërë.” Jashtë skenës dhe ne jemi njerëz me probleme si gjithë te tjerët” tha këngëtarja. 

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Silva Gunbardhi, lajmëroi para pak ditësh në Instagram se do t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Ajo shkruante se mjeku i ka dhënë një shpresë se ajo mund të shikojë normalisht. Nuk dihej më parë që Silva ka pasur probleme me sytë. “Jam mësuar të më bëhet llogaria se sa fitoj, pa i shkuar kujt në mend se sado që të fitojë një nënë me fëmijë të vogël, asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim”, shkruante këngëtarja. Në statusin më poshtë, Silva çuditi fansat e saj duke rrë­ fyer dhe më shumë nga gjendja e saj ekonomike, edhe pse flitet se fiton shumë para nga koncertet.

Të këshilluara

Dua Lipa sonte në VO5 NME Awards

Dua Lipa Artistja shqiptare Dua Lipa, po vazhdon të shihet e dëgjohet gjithandej në botë. Sonte, në ceremoninë e VO5 NME Awards 2017, që do të mbahet në Lon...

16:44

Gafa e grupit legjendar, e pafalshme?!(FOTO)

Grupi legjendar “Guns N’Roses” u futën në skenë duke thirrur “Përshëndetje Sidnei” përderisa koncerti po zhvillohej në Melbourne. Natyrisht që këta nuk u pri...

16:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI