Flash

Era Istrefi sjell këngën e re “Redrum” më 24 shkurt, publikohen pamjet e para nga klipi(FOTO)

Lapsi.al 16 February 2017
Era Istrefi sjell këngën e re “Redrum” më 24 shkurt,

Këngëtarja e njohur Era Istrefi këtë muaj do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

“Redrum” mban titullin kënga e saj e re e zhanrit baladë, e cila vjen në bashkëpunim me Felix Snow, një nga producentët më të njohur botëror i cili ka punuar edhe këngën.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja Era Istrefi ka zbuluar se si do të duket në klipin e “Redrum”.

Nga pamjet e para, duket se Era do të vijë sërish me një stil unik në këtë klip, për të cilin është angazhuar regjisorja me famë botërore Millicent Hailes.

Këngëtarja Istrefi ka bërë të ditur edhe datën e publikimit të këngës, e cila është 24 shkurt 2017.

Mbetet të shihet se sa do të mirëpritet projekti i radhës i këngëtares, e cila vitin e kaluar theu rekordin shqiptar me superhitin “BonBon”. 

Të këshilluara

Puthje për Labin nga Emina Cunmulaj (Foto)

Nga njerzit e thjeshtë e deri tek ato më të përfolurit "Livestream" është nga ato më të përdorurit.  Së fundmi një ndër to është edhe Labi i njohur për ...

14:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI