Flash

Ledri Vula dhe Krenar Çoçaj përfundojnë në gjykatë, shkaku i sherrit është...(FOTO)

Lapsi.al 22 February 2017
Ledri Vula dhe Krenar Çoçaj përfundojnë në

Një histori e ngatërruar të dashurish dhe ish të dashurish mes Ledri Vulës dhe Krenar Çoçajt ka përfunduar në gjykatat e vendit. Ditën e djeshme reperi kosovar është përballur me biznesmenin në sallën e gjyqit për një sherr të ndodhur vite më parë, në kohën kur Krenar Çoçaj ishte i lidhur me Dafina Zeqirin. Ky mendohet të ketë qenë edhe shkaku i sulmit që biznesmeni Çoçaj, tashmë në një lidhje me Luana Vjollcën, ka kryer natën e 7 qershorit të vitt 2012.

Ai bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se kanë sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

Nga ky sulm, Ledri Vula kishte marrë lëndime trupore.

Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën me kondak të revoles në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë. Si rezultat, të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa Mirena akuzohet edhe për veprën penale të përdorimit të armës, mjet ky i cili kishte shërbyer për rrahjen e viktimës.

Dy të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj, nuk e pranuan fajësinë për asnjërën nga veprat penale për të cilat akuzohen.

Të këshilluara

Besi zbulon detajet e dasmës me Xhensilën!

Aktori i humorit Bes Kallaku, ka zbuluar një nga detajet e planifikimit të dasmës së tyre. Ndrysha nga gjithë personat e tjerë publikë që janë fanatikë të da...

15:05

Vjen hiti i rradhës nga Dua Lipa (Video)

Këngëtarja shqipëtare e cila ka arritur të përçoj në tregun ndërkombëtar, së fundmi ka lançuar videoklipin më të ri i cili titullohet "Thinkin 'Bout y...

12:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI