Flash

"Sherr" mes Nicky Minaj dhe Remy Ma! (Video)

Lapsi.al 26 February 2017
"Sherr" mes Nicky Minaj dhe Remy Ma! (Video)

Një nga konfliktet më të ashpra mes dy repereve duket se ndodhi mbrëmjen e kaluar!

Po flasim për Nicki Minaj dhe Remy Ma!

Remy publikoi mbrëmjen e së shtunës një këngë të quajtur “shETHER”, ku për plot 7 minuta shante dhe akuzonte pafund Minaj. Paçka se zënka që dy reperet kanë pasur me njëra-tjetrën vite më parë kishte filluar të zbehej me kalimin e kohës, duket se tashmë gjërat kanë kaluar në një nivel tjetër.

Gjatë gjithë kohës, Ma e akuzon reperen e “Only” për tekstshkrues “fantazmë”, konsum dhe transportim kokaine, ndërhyrje kirurgjikale të shkuara keq dhe, sigurisht, e akuzon se ka fjetur, jo vetëm me Drake, por edhe me Lil’ Wayne, Trey Songz etj.

Gjithashtu reperja nga New York-u nuk lë pa përmendur edhe vëllain e Minaj, i cili është dënuar për pedofili, si dhe ka përmendur emrat e Taylor Swift, Miley Cyrus dhe Mariah Carey, duke i cilësuar si pre të lehta për Nicki-n.

Sigurisht, një lloj përgjigje ka ardhur nga Nicki Minaj, e cila ka postuar në Instagram një video, e regjistruar 2 vite më parë, ku tregon Beyonce-n duke e cilësuar Minaj si “Queen of Rap/mbretëresha e repit”.

Gjithsesi, Nicki tashmë është radha jote të tregosh se kush duhet ta mbajë titullin “Queen of Rap”! 

Të këshilluara

Jonida Maliqi shfaq të birin !(FOTO)

  Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar për ndjekësit e saj se Dan është “mëngjarash” veti kjo e cila karakterizon njerëzit shumë inteligjentë. Në foto...

17:52

Kanye West i shpall sfidë Kylie Jenner!

 Pas një periudhe të gjatë pauze dhe tepër të vështirë, duket se reperi  është rikthyer me ide të reja! Pasi fitoi titullin “një nga reperat m...

17:06

Selena surprizon The Weeknd në koncert!(FOTO)

Selena Gomez dhe The Weeknd edhe pse mundohen ta mbajnë sa më të private lidhjen e tyre, të qënit person publik, i kufizon ata në këtë pikë. Kështu, është mësua...

16:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI