Flash

Stilistët shqiptarë që prezantuan veshjet në Oscar!(FOTO)

Lapsi.al 27 February 2017
Stilistët shqiptarë që prezantuan veshjet në Oscar!(FOTO)

 Bleona Qerreti ishte një nga të ftuarat në festën post-Oscar, organizuar nga “Vanity Fair”, si dhe në festën e organizuar nga Elton John për të parë ceremoninë prestigjioze.

Por, emri i saj nuk ishte i vetmi emër shqiptar në festat me të ftuar emrat më të famshëm të botës së kinemasë.

Tre stilistë shqiptarë gjithashtu u bënë pjesë e organizimeve prestigjioze nëpërmjet krijimeve të tyre. Bëhet fjalë për stilisten Rezarta Skifteri, që kishte dizenjuar fustanin e Bleona Qerretit.

 

Yvonne Orji e veshur me Valdrin Sahiti

Në të njëjtën festë, ka spikatur edhe emri i stilistit Valdrin Sahiti, pasi aktorja Yvonne Orji u fotografua në tapetin e kuq, e veshur me një krijim të stilistit nga Kosova. Një tjetër surprizë ishte edhe stilistja gjithashtu nga Kosova, Kaone Duriqi.

 

Nikki Novak e veshur me Kaone Duriqi

Fustani i saj, i ngjashëm me atë të Hirushes, u vesh nga aktorja Nikki Novak në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, një sukses i jashtëzakonshëm për stilisten.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI