Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Barbana: Aksidentin e Ergit e mësova nga një gazetare që më pyeti: “A jeton Ergi?” (VIDEO) 

Lapsi.al 4 March 2017
Barbana: Aksidentin e Ergit e mësova nga një gazetare që më

Barbana Dini, motra e këngëtarit që u nda nga jeta në moshë të re, Ergi Dini, ka folur për herë të parë para kamerave që pas tragjedisë. Në një prononcim për emisionin “Thumb” në Abc News, Barbana ka rrëfyer se ka mësuar nga një gazetare se vëllai i saj kishte pësuar aksident. Duke e konsideruar aspak profesionale dhe tërësisht anti-njerëzore, Barbana tha se nuk mund të marrësh motrën e viktimës në telefon dhe ta pyesësh: “A jeton ende i vëllai?”.
Ajo thekson se sot është e detyruar të jetojë për dy, për hir të familjes, që për të është gjëja më e shtrenjtë. Barbana ka treguar edhe për nismën e re: “Ergi Dini kundër aksidenteve”, që ka për qëllim të sensibilizojë të rinjtë për rrezikun në rrugë. Ergi Dini humbi jetën më 21 nëntor të 2016-ës, së bashku me shokun e tij, Kejdi Halili, pasi motorri me të cilin ata udhëtonin u rrëzua pranë Ambasadës së Rusisë në Tiranë. 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI