Flash

E ndjekin 88 mijë persona, por Rama i bën “follow” vetëm njërit  

Lapsi.al 5 March 2017
E ndjekin 88 mijë persona, por Rama i bën “follow”

Kryeministri Edi Rama është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai poston shpeshherë në Facebook, por edhe në Instagram, ku e ndjekin plot 88 mijë e 400 persona. Pavarësisht kësaj, kryeministri nuk është treguar aspak modest teksa në Instagram ndjek vetëm një person.
Dikur kanë qenë rreth 15 veta që ai ndiqte, por mesa duket është bërë pishman duke ua hequr follow-in atyre, përveç njërit.
Sigurisht, duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që e ndjekin Ramën në Insta, të gjithë jemi kuriozë se kë ndjek vetë kryeministri. Në fakt ai ndjek vetëm Gregorin, djalin e tij të madh, siç edhe duket në foton e mëposhtme.
Epo jo çdokush ka fatin ta ndjekë kryeministri i Shqipërisë!

 

Të këshilluara

Rikthehet Fatos Nano, por si aktor filmi

Regjizori i filmit “Drejt Fundit”, Drilon Hoxha ka prezantuar ndjekësve në profilin e tij në Instagram, projektin e tij me te fundit Në foton që ai ka publik...

21:25

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI