Flash

Kejdi sot do të mbushte 22 vjeç, mesazhi prekës i nënës 

Lapsi.al 5 March 2017
Kejdi sot do të mbushte 22 vjeç, mesazhi prekës i

Këtë të diel djali i saj, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor, do të bënte 22 vjeç. Pedagogia dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili ka shkruar një status në rrjetin social Facebook, ndërsa thekson se Kejdi Halili është ringjallur.
“Sot, im bir do të shënonte 22 vite të jetës së tij. Sot, ime bijë, shënoi emrin në librin e Zotit, në pritje të pagëzimit. Ajo zgjodhi të mbajë emrin e pagëzimit të vëllait. Ishte e diel, kur ai erdhi në jetë. Sot e motra mbajti dritën, një dhuratë drejt altarit. Në krah të saj, nunia, emri i të cilës në libër, krah emrit të bijës! Janë kreshme, javë e ditë të forta, ato ditë, ku misteri dhe rrugët e Zotit, janë kaq pranë e na kujtojnë ringjalljen…!”
Mbrëmjen e datës 21 Nëntor 2016, në kryeqytet, humbën jetën këngëtari Ergi Dini dhe Kejdi Halili. Në orën 21:15 minuta, motori i drejtuar nga Kejdi Halili u rrëzua pranë urës së ish – Bllokut. Sipas policisë mungesa e kaskave mbrojtëse dhe një manovër e gabuar u bënë shkak që dy të rinj të humbasin jetën në aksidentin me motor. Dy të rinjtë nuk kanë qenë me shpejtësi, por në një moment, Kejdi Halili, që drejtonte motoçikletën i ka dhënë gaz mjetit, duke tentuar ta ngrejë në rrotë të parë, çka ka sjellë rrëzimin e tyre.

 

Të këshilluara

Rikthehet Fatos Nano, por si aktor filmi

Regjizori i filmit “Drejt Fundit”, Drilon Hoxha ka prezantuar ndjekësve në profilin e tij në Instagram, projektin e tij me te fundit Në foton që ai ka publik...

21:25

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI