Flash

Në vend të jetës, ai zgjodhi vdekjen! Kurt Cobain sot do të festonte 50 vjetorin (Video)

Lapsi.al 14 March 2017
Në vend të jetës, ai zgjodhi vdekjen! Kurt Cobain sot do të

Eshtë e vështirë për të pranuar, që duhet përkujtuar një gjeni i cili vdiq në moshën 27 vjeç, në vend që të gëzonte frytet e pjekurisë së tij artistike. 27, për fat të keq, është një shifër simbol në botë e rrokut; Ata u quajtën “Klubi 27”. Vdiqën të gjithë në këtë moshë: Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janis Joplin, Amy ëinehouse dhe, Kurt Cobain. Kurt Cobain i përket pra, atij grupi të vogël artistësh, që përmes muzikës ndryshuar botën.

Cobain dhe Nirvana, në sajë të “Nevermind”, e bënë Seattle kryeqytetin e ri të rrokut, dhe transformuan muzikën Grunge, jo vetëm në kodin muzikor të viteve ’90, por edhe në një lloj filozofie empirike të jetës, përveç se një stil. Me “Nevermind”, muzika indie nga fenomen skajor, u bë qendër e skenës muzikore, duke prishur rregullat e tregut dhe në të njëjtën kohë, duke nxjerrë në plan të parë personazhe dhe figura të rritura në skajet e industrisë. Mendoni: “Nevermind” doli në vendin e parë të renditjes në SHBA, duke lënë prapa edhe “Dangerous” të Michael Jacksonit.

Një sukses i jashtëzakonshëm, duke nisur nga fundi: Geffen, shtëpia muzikore që e kishte nën kontratë, kishte për qëllim që të shiste 250.000 disqe, duke e konsideruar atë një produkt të vakët. Rrugës drejt vendit të parë, po shiste 300.000 disqe në ditë. Kurt Cobain ishte në gjendje që të rrokte frymën e kohës. Ishte një personazh “kundër” dhe pa veten të shndërrohej në një “mit”. Për fat të keq, iku shumë shpejt: pa të, Krist Novoselic dhe Dave Grohl e mbyllën aventurën e “Nirvana”.

 

 

Të këshilluara

Kylie Janner "hot" në Lambo (Foto)

Kylie Janner është fotografuar para pak ditësh më të dashurin Tyga teksa po shihnin për të blerë një makinë. Megjithëse bagazhi i tyre është i tejmbushu...

12:55

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI