Flash

Me dy lëvizje, Top Channel vë në vështirësi Tv Klan

Lapsi.al 19 March 2017
Me dy lëvizje, Top Channel vë në vështirësi Tv Klan

Nisja e reality –show’t “Big Brother” mbrëmjen e djeshme, duket se ka shënuar një kthesë në trendin e audiencës, të cilët të shtunat në darkë i kalonin në shumicë dërrmuese me Ermalin. Sipas matësit “Telemetrix”, në krye të shikueshmërisë qëndron programi i Arbana Osmanit. Rikthimi i prezantueses tek ky format, duket se është arsyeja se pse “Big Brother” u ndoq më shumë se sa rivali i tij primetime, në Tv Klan.

Në fakt, në “luftë” u përfshi dhe “Al Pazar” i Vizion Plus por “Big Brother” arriti të rrëmbëjë pjesën më të madhe të audiencës për mbrëmjen e së shtunës, shkruan Anabel.al

Këto shifra shihen si premtuese për një program i cili duket se kishte humbur shpresat, mjafton të kujtojmë edicionin e fundit.

Një tjetër lëvizje që duket se do të vërë në vështirësi rivalin Tv Klan, është rikthimi i emisionit suplementar të “Big Brother”. “Fan Club” ka nisur transmetimin tashmë dhe drejtuesit e “Top Channel” kanë vendosur ta përballin atë me pjesën e parë të spektaklit “E diela Shqiptare”. Pjesëmarrja e dy personazheve të spikatur të televizionit siç janë Albana Osmani dhe Olti Curri, do të sfidojnë për rreth 1 orë e 30 min prezantuesin e dashur Ardit Gjebrea dhe një segment shumë të ndjekur, siç është rubrika “Ka një mesazh për ty”.

Të këshilluara

Ndron jetë legjenda e rrokut (Foto)

  Legjenda e rrokut Chuck Berry  u gjet i pajetë në banesën e tij për shkaqe ende të paditura. Në vitin 1984 ai u vlerësua me një çmim "Grammy" ...

10:03

Zbulohet më në fund i dashuri i Zaiminës

Prej shumë vitesh bashkë, marrëdhënia e Zaimina Vasjarit dhe të dashurit të saj do të kishte një „fund të lumtur“ këtë shkurt, kur ai i propozoi në Maldive. Edh...

08:42

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI