Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Aktorja bjonde heq dorë nga filmi i Barbie-t (FOTO)

Lapsi.al 24 March 2017
Aktorja bjonde heq dorë nga filmi i Barbie-t (FOTO)

Kur u dha lajmi se Amy Schumer do të ishte protagoniste e filmit më të ri “Barbie”, shumë njerëz e duartrokitën sepse më në fund, Barbie nuk do të ishte një kukull perfekte, por një grua me shumë humor dhe inteligjencë.

Por dje Schumer dha lajmin e keq për të gjithë fansat: ajo ka hequr dorë nga ky rol. Jo sepse, siç e kanë zakon shumë njerëz, filluan debatin: “Amy nuk mund të jetë Barbie, sepse nuk duket si Barbie”. Ajo hoqi dorë për shkak se, duke qenë një prej aktoreve më të suksesshme, ka shumë projekte që do t’ia bënin të pamundur të ndiqte xhirimet e këtij filmi.

“Për fat të keq, nuk do të mund t’i përkushtohem “Barbie-t” për shkak të axhendës.”, tha ajo për “Variety”. Subjekti i këtij filmi do të jetë pikërisht ky: Barbie që përjashtohet nga Barbieland-i, sepse nuk është e përsosur fizikisht për të jetuar me Barbie-t e tjera. 

 

Të këshilluara

I dështon photoshopi Valbona Memës(FOTO)

Përdorimi i Photoshop është një fenomen që e shohim gjerësisht mes personazheve të njohur të showbiz. Megjithatë, në asnjë rast nuk kalon pa u vënë re nga fa...

13:04

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI