Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Në pritje të "Triplicate", Bob Dylan vjen dhe me një intervistë (Video)

Lapsi.al 25 March 2017
Në pritje të "Triplicate", Bob Dylan vjen dhe me një

Përpara publikimit të albumit më të ri Bob Dylan ka dhënë një intervistë ekskluzive me Bill Flanagan.

Këngëtari shprehet se ka qënë fans i Amy ëinehousë duke e konsideruar atë si artisten e fundit me një stil individual.

Për më tepër ai flet për jetën e tij që nga fëmijërija në Minssota.

“Kam lindur në Duluth, qytet industrial, ku kishte porte anijesh, hekurudha. Kishte shpesh borë, marinarë, furtuna.

Nëna ime tregon për ushqim me racione, elektricitet të ndërprerë, mungesë ngrohjeje.

Ishte një vend me errësirë, edhe në mes të ditës, kemi jetuar deri sa u bëra 5 vjeç, deri sa mbaroi lufta” është shprehur Bob.

Ai thekson se ndihet i vetmuar. “Kam humbur miq të vjetër”, duke nisur nga i madhi Muhammad Ali, tek Leonard Cohen, Leon Russell dhe Merle Haggard, “Ishim si vëllezër, të gjithë kemi përshkuar të njëjtën rrugë dhe të gjithë kanë lënë hapësira të pabesueshme boshe brenda meje. Ndihem vetëm pa ta”.

Ka treguar se ka edhe një fans sekret , Frank Sinatra. “Frank njihte ‘The Times They Are a-Changin’ dhe ‘Bloëin’ in The ëind’. I pëlqente ‘Forever Young’, ma thoshte ai vetë.

Një mbrëmje në terracën e tij më tha “Ti dhe unë kemi sytë bojëqielli dhe vijmë prej atje. Dhe tregonte yjet. Mendoja se kishte të drejtë”, tregon fituesi i Nobelit për letërsinë.

Fjalë prekëse rezervuar për atë që për disa vite, në vitet e para të ’60 u konsiderua si “shpirti binjak”, Joan Baez: “Zëri i saj ishte si i një sirenë afër ndonjë ishulli grek”.

“Triplicate” albumi i ri mbledh në tre CD 30 këngë standarde amerikane që datojnë në vitet ’20-’40. Secila nga tre CD është e përbërë nga 10 këngë dhe një gjatësi prej 32 minutash, për këtë veçori Dylan thotë se “është numri i plotësimit.

Është numri me fat dhe numri i dritës.

Të këshilluara

Paris Hilton në prag të martesës?! (FOTO)

Ndonëse kanë më pak se tre muaj që jane lidhur, Paris Hilton, trashëgimtarja e famshme e rrjetit të hoteleve "Hilton", deklaroi së fundmi për “TMZ” se Chri...

17:46

Cifti i ri opinionist në Big Brother (FOTO)

Big Brother ngriti siparin me një surprizë për sa i përket opiniostëve. Duke qenë se edicioni i këtij viti u cilësua si edicioni i çifteve, edhe opinionistët...

17:31

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI