Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Anita Haradinaj: "Kosova ka nevojë për Ramushin,u arrestua padrejtësisht"

Lapsi.al 28 March 2017
Anita Haradinaj: "Kosova ka nevojë për Ramushin,u arrestua

Bashkëshortja e kreut të AAK –së, i cili aktualisht vijon të qëndrojë në Francë pas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar për të nga Serbia, ka rrëfyer për moderatoren Rudina Magjistari momentin kur Haradinaj u ndalua në aeroport.

“Ai po qëndron në shtëpinë e Konsullit në Strazburg dhe është në pritje që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë punën aty ku e ka lënë. Kosova këto ditë ka nevojë për një opozitë të fortë, të cilën Ramushi e ka menaxhuar shumë mirë”.

Anita e konsideron të habitshme rastin konkret dhe për të zvarritja e këtij procesi vjen për shkak të mungesës së provave. Ajo shprehet se Kosova ka nevojë për Haradinaj dhe është në pritje që të rikthehet sa më parë. Anita Haradinaj sapo është kthyer nga Franca ku ka takuar bashkëshortin e saj. Ajo shprehet se ai është shumë mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Të këshilluara

Humb jetën kushërira e Zayn Malik (Foto)

Kushërira e Zayn Malik ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga një tumor në tru në moshën 5 vjeçare. Familjarët e ish pjestarit të 'One Direction' kanë postua...

15:51

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI