Flash

Leonard Bombaj:"E kam përjashtuar Ajsin se merrej me prostitucion,kam prova"

Lapsi.al 1 April 2017
Leonard Bombaj:"E kam përjashtuar Ajsin se merrej me prostitucion,kam

Pas disa vitesh heshtje, historia e akuzës për përdhunim të Ajsi Xhaxhajt është rikthyer në vëmendjen e mediave sërish.

Ajsi, vajza që ka qenë e aktivizuar për disa vite te Kripëmjaltëzat, grupi i fëmijëve i drejtuar nga Leonard Bombaj, e ka akzuar atë për përdhunim. Prokuroria e ka shpallur të pafajshëm Bombajn dhe kjo çështje u mbyll para 6 vitesh. Leonard Bombaj ka folur edhe një herë për historinë e përdhunimit të Ajsi Xhaxhaj, i ftuar në “Oktapod” me gazetarin Turjan Hyskaj.

Ai thote se Ajsin e ka përjashtuar nga “Sirea Film” kur ka zbuluar se ajo prostituohej, duke treguar se për këtë ka edhe filmime.. Ndërkohë ai ka thënë se nga intervista që Ajsi dha në “Pasdite në Top Channel” i kishte bërë përshtypje vetëm një pjesë e intervistës ku ajo kishte pohuar se i kishte ardhur për të qeshur kur kishte lexuar librin që Bombaj ka botuar lidhur me këtë histori. “Dua t’i them një pyetje: “Të vjen të qeshësh me këngën porno që ke kënduar dhe ke shpërndarë në Youtube? Të vjen të qeshësh ty, që merr babanë tënd në telefon dhe i thua se jam te shtëpia e profesorit, dhe i thua fol pak me nusen, dhe e çon në veshin tjetër ku imiton zërin e nuses”, është shprehur ai. Për aktorin Lonard Bombaj historia e akuzave të Ajsi Xhaxhajt, është një histori e mbyllur. 

 

Të këshilluara

Ndërron jetë krijuesi i flamurit LGBT (Foto)

Krijuesi i flamurit shumëngjyrësh që simbolizon komunitetin LGBT ka ndërruar jetë në banesën e tij. Gilbert Baker mësohet të ketë vdekur në gjumë në shtëpinë...

08:18

Kompania e "Hoverboard" padit JLO (Foto)

Këtë të mërkurë kompania e pajisjeve "Hoverboard" ka paditur këngëtaren Jennifer Lopez. Mesa duket kjo kompani ka furnizuar stafin e këngëtares në total me 4...

18:29

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI