Flash

Rudina Xhunga nxjerr zbuluar Ledionin: Këto janë shifrat e audiencës!

Lapsi.al 1 April 2017
Rudina Xhunga nxjerr zbuluar Ledionin: Këto janë shifrat e

Fërkimi mes drejtueses së Dritare.net dhe moderatorit Ledion Liço ka vazhduar me publikimin e grafikut të shikueshmërisë që zakonisht i referohen jo vetëm mediat, por gjithashtu agjentët e marketingut të cilët shpërndajnë buxhetet nëpër televizione. Kështu, ndryshe nga tabela “anonime” pa orare dhe datë që i referohej Ledioni, duke nxjerrë programin e tij “The Voice” në krye të audincës, Rudina Xhunga i ka “përplasur” referencat e kompanisë së njohur “Telemetrix”.

Në shkrimin shpjegues të grafikut, “Dritare.net sjell sondazhin e detajuar me datë dhe orë të kompanisë së sondazheve Telemetrix, ku duket qartë se televizioni Klan, me ngjyrë bojëqielli në grafik, kryeson trefish televizionin Top Channel, me ngjyrë lejla, në të njëjtën ditë dhe orë, pra 31 mars 2017, nga ora 21:00-23:59, ku TV Klan ka 38.2% share ndërsa Top Channel, 15.1 %.”

Por thumbi i Rudinës shkon më tej, kur shkruan: Mesa duket Liço ka ndarë me ndjekësit një sondazh të kohërave të lavdishme të tij, vite më parë.

E gjitha nisi pas një shkrimiopinion të portalit të drejtuar nga Rudina Xhunga ku thuhej se Ledioni e ka humbur lidhjen me shikuesin. Këtij të fundit duket se i dogji dhe për këtë arsye iu hakërrye ish-koleges duke i përmendur përzënien nga Top Channel.

Të këshilluara

Beyonce në një film Disney (VIDEO)

Beyonce është zgjedhja e parë për të dubluar zërin e Nala (të dashurës së Simbas) në ribërjen e filmit vizatimor “Mbreti Luan”. Asgjë nuk është ende e konfir...

13:07

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI