Flash

"Nëntori" i Arilena Arës zë vendin e 4 në Rusi duke lënë pas Jusin Timberlake (Foto)

Lapsi.al 5 April 2017
"Nëntori" i Arilena Arës zë vendin e 4 në Rusi

Përveç suksesit që pati në "Këngën Magjike", "Nëntori" i Arilena Arës nuk mund të ndalej aty.

Këngëtarja me origjinë nga shkodra ka arritur të pozicionohet në vendin e katërt në "Shazam" në Rusi.

Por përsëri nuk mjafton, në renditjen botërore 18-vjeçarja është klasifikuar e 87 duke lënë pas emra të njohur nga fusha e muzikës si Justin Timberlake.


Në vendin fqinj, në Ukrainë, mban vendin e katërt në radio “Energy” dhe vazhdon të ngjitet në renditjet radiofonike dhe në aplikacionin Shazam të disa shteteve të tjera.

Të gjitha këto tregojnë që kënga e Arilenës, e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe remix-suar nga Besmir Bajgora, po dëgjohet nga publiku i shteteve të tjera. Vetëm pak kohë më parë, në ndeshjen Palermo-Inter në stadiumin siçilian shpërtheu kënga“Nëntori”.

Ndërkaq Nëntorin e dëgjojnë edhe personazhe të njohur të muzikës dhe spektaklit, kompozitori dhe dj Evgeny Prokhorov në makinë, kampionia e fitnesit Ekaterina Shokhina, teksa sfilon dhe Arilena publikohet në faqe fansash me mijëra ndjekës.

Të këshilluara

Lucia Rubio seksbomba e "Playboy" (Foto)

Lucia Rubio është njëra ndër modelet më të njohura në botë për momentin dhe po i ngjit shkallët e suksesit në mënyrë të shpejtë. Starti i karrierës së saj u ...

18:30

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI