Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Fiksimi i Jackie O’-së me aktorin e famshëm(FOTO)

Lapsi.al 12 April 2017
Fiksimi i Jackie O’-së me aktorin e famshëm(FOTO)

Kur Alec Baldwin ishte 33 vjeç, një 62-vjeçare kërkoi me këmbëngulje që ta takonte. Ishte një grua emri i së cilës njihej në të gjithë botën dhe shumë gra donin të ishin si ajo: Jacqueline Kennedy Onassis.

Ish-zonja e parë e SHBA-ve u kërkoi miqve të aktorit, asokohe në pikun e famës, të sajonin një takim mes tyre. “People” rrëfen shkurtimisht historinë që zbulohet në librin me kujtime të James Hart, një prej miqve më të ngushtë të Jackie O’-së.

Hart tregon se Jackie ishte plot gjallëri, natyrë e lirshme që nuk kishte frikë të shprehte pëlqimin për burrat e famshëm. Sa herë dikush i tërhiqte vëmendjen, e pyeste mikun e saj James se çfarë mendonte për të.

Një mbrëmje i telefonoi për të folur për Alec Baldwin-in, i cili asokohe ishte rreth 30 vjet më i ri se ajo. Hart ishte mik i afërt i tij. “Si mendon sikur për ditëlindjen time, të marr Alec Baldwin-in me vete në teatër?”, e kish pyetur.

Ftesën e saj aktori jo vetëm e kishte mirëpritur, por mezi e kishte besuar. Kishte pranuar pa asnjë dyshim dhe takimi kishte ndodhur. Detaje të tjera gjenden në libër.

 

Të këshilluara

Nudot e shqiptareve në showbizz (FOTO)

Ndërkohë që një pjesë e mirë e shqiptarëve vazhdojnë të shqyejnë sytë kur shohin personazhe publike të zhvishen ‘paturpësisht’ në sete fotografike, videoklipe a...

12:33

Maria De Filippi dështon në program (FOTO)

"Jam për fat të keq e detyruar të konfirmoj thashethemet se  Morgan ka ikur nga ‘Amici’. Është e vërtetë, dhe unë e konsideroj atë një prej dështimeve të m...

12:15

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI