Flash

Gruaja simbol i eksodit kosovar: E futëm vajzën në furrë, menduam se vdiq

Lapsi.al 12 April 2017
Gruaja simbol i eksodit kosovar: E futëm vajzën në furrë,

18-vite më vonë, nëna dhe vajza e saj, fotoja e së cilave u shfaq në kopertinën e prestigjiozes “Time” në vitin 2001, ishin të ftuara në studion e “Pasdite në Top Channel” ku treguan edhe njëherë tmerrin e atij rrugëtimi të mundimshëm.

Sherife Luta rrëfeu se ajo së bashku me të bijën janë larguar nga fshati herët në mëngjes, më 8 mars 1999. “Iu bashkuam banorëve të fshatit dhe dolëm në mal.”- tregoi Sherifja duke shtuar se kanë ecur për 24 orë në këmbë, pa ngrënë asgjë. Ajo rrëfeu se i gjidhë udhëtimi është bërë në temperature shumë të ulëta dhe se madje në një moment ishte trembur për jetën e së bijës, Besjanës.

“Besa nuk qau për 10 minuta dhe të gjithë menduam që kishte vdekur. Kunata ime e mori dhe e futi në furrë.”-rrëfeu Sherifja, e cila shpjegoi se ky veprim i dëshpëruar në fakt i shpëtoi jetën së bijës.

“Vjaza u ngroh dhe kur filloi të qante, e gjithë dhoma shpërtheu në duartrokitje.”- tregoi më tej ajo. 

 

Të këshilluara

Marina largohet nga pogrami sportiv?!

Kampionatet e futbollit evropian, ashtu si dhe ai shqiptar kanë hyrë në fazën e tyre të fundit. Edhe pak javë na ndajnë nga shpallja e kampionëve, ndërkohë që m...

14:17

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI