Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Maria De Filippi dështon në program (FOTO)

Lapsi.al 12 April 2017
Maria De Filippi dështon në program (FOTO)

"Jam për fat të keq e detyruar të konfirmoj thashethemet se  Morgan ka ikur nga ‘Amici’. Është e vërtetë, dhe unë e konsideroj atë një prej dështimeve të mia."

Kjo është deklaruar nga Maria De Filippi në një deklaratë të gjatë ku ndër të tjera ajo shton: "Pas një pritjeje të gjatë dhe të kotë për një takim me autorët dhe ata që menaxhojnë prodhimin, çdo gjë ka degjeneruar.  Nga ai kanë nisur fyerje, akuza, teori komploti dhe  persekutimi. Sa keq!"

Deklarata e producentes vjen pasi gjatë regjistrimit të episodit që do të transmetohet të shtunën muzikanti Morgan ishte ngritur duke braktisur studion pas një përplasjeje me publikun dhe me studentët e tij të cilët vinin në pikëpyetje zgjedhjet e tij artistike; Ata e akuzuan Morgan se zgjedhjet e tij të këngëve nuk i përshtateshin aspak timbrit të tyre.

Produksioni bën të ditur se spektakli I së shtunës është për të mos u humbur dhe në një video të shkurtër duket Morgan teksa largohet dhe këngëtaret si Emma Marrone apo edhe vet Maria duke u përpjekur të qetësojnë gjakrat.

Nga ana tjetër publiku ka tallur vazhdimisht artistin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI