Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Nelly Furtado rrëfen divorcin sekret që u zbulua pas 10 vitesh(FOTO)

Lapsi.al 13 April 2017
Nelly Furtado rrëfen divorcin sekret që u zbulua pas 10 vitesh(FOTO)

Ajo është tërhequr nga skena prej disa vitesh, por në një intervistë të re në emisionin “Loose Women”, Nelly Furtado bëri të ditur se është divorcuar nga bashkëshorti i saj pas 9 vitesh martesë. 38-vjeçarja u shpreh se një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se ajo është ende e martuar me Demacio Castellon-in dhe një gjë e tillë po e pengon atë që të njohë njerëz të rinj.

“Jam single tani. Dikush duhet të rifeskojë profilin tim në Wikipedia sepse nuk po më ndihmon në gjetjen e dikujt tjetër. “- u shpreh me humor këngëtarja, nënë e një vajze, duke theksuar se është gati për një lidhje të re.

Artistja u shpreh se në një pikë të caktuar, të qenit nënë, këngëtare koncertesh dhe një bashkëshorte, e bëri që të shkatërrohej. “Në pikën kulminante të karrierës sime, isha kaq e ekzaltuar. Por mora shumë përgjegjësi përsipër. Në nënë që është vazhdimisht në udhëtim që gjithashtu mundohet të mbajë një lidhje. Kam qarë në skenë.”- rrëfeu ylli i hitit "Man Eater".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI