Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Rita Ora vjen seksi në revistën "Shape"(FOTO)

Lapsi.al 13 April 2017
Rita Ora vjen seksi në revistën "Shape"(FOTO)

Me një album të ri, linjë të veshjeve, aktore në disa filma, ylli Rita Ora pa pasur një vit të shkëlqyer.

Në numrin e ri të revistës “SHAPE”, 26 vjeçarja ka rrëfyer se si ajo i ka menaxhuar të gjitha, ku dieta, stërvitja dhe mentaliteti kanë luajtur një rol të rëndësishëm. E për t’i bërë më transparentë këto fakte, Rita ka realizuar disa fotografi për këtë revistë, ku duket më në formë se kurrë. Ajo ka shkëlqyer e veshur me bodysuit me ngjyra të ndryshme dhe me një nur shumë tërheqës në fytyrë.  Rita ka treguar gjithashtu se është duke bërë disa punë të rëndësishme aktualisht për të cilat është shumë krenare, ndërkohë që albumi i ardhshëm “do t’i shokojë të gjithë”, shprehet këngëtarja me origjinë shqiptare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI