Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Almeda Abazi :Kam bërë operacion plastik(FOTO)

Lapsi.al 14 April 2017
Almeda Abazi :Kam bërë operacion plastik(FOTO)

Në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, ish-Miss Albania dhe aktorja Almeda Abazi, ndër të tjera, foli edhe për ndërhyrjet estetike.

“Unë e kam pranuar që kam bërë ndërhyrje estetike në hundë.”- u shpreh Abazi duke thënë se ajo nuk e ka problem të flasë për këtë, e madje shpjegoi edhe arsyen e ndërhyrjes estetike. Bukuroshja e ekranit rrëfeu se ajo në fakt nuk ka pasur probleme me hundën e saj.

“Madje kam pasur hundë shumë të vogël. Por kur dilja në ekran, diçka ndodhte. Nga hijet apo diçka tjetër, hunda ime dukej tjetër për tjetër. Unë flisja dhe e kisha mendjen tek mënyra sesi dukesha dhe kjo nuk është diçka e mirë për dikë që është në ekran.”- iu shpreh ajo. Abazi tha se njerëzit e kanë të thjeshtë të gjykojnë kur të shohin në ekran, por ata nuk e kuptojnë që personat që dalin në televizion, janë aty pikërisht për ta. “Çdo njeri që punon në televizion duhet ta bëjë nëse e shqetëson diçka e tillë.”- tha ajo në intervistë.

Të këshilluara

Era Istrefi në skenë me Lady Gaga-n (FOTO)

Këngëtarja nga Kosova ka nënshkruar një kontratë me brand-in “Guess”, ku së bashku me “Nylon Magazine” kanë realizuar edhe një set fotografik. Dhe jo më larg se...

10:44

Rusia, përfundimisht jashtë Eurovizionit

Kanali Channel One, që ka të drejtën e transmetimit të këtij spektakli, ka vendosur të mos e transmetojë festivalin që do të mbahet muajin tjetër në Kiev. "F...

09:52

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI