Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Amici si një burg" Anëtari i jurisë sulmon Maria De Filippi-n

Lapsi.al 14 April 2017
"Amici si një burg" Anëtari i jurisë sulmon Maria De

Duket sikur edicioni i 16-të i Amici-t është në krizë. Ish-anëtari i jurisë, Morgan, e ka quajtur prezantuesen Maria De Filippi “shtrigën e Borëbardhës” në faqen e tij në Facebook. Akoma dhe më ashpër ka folur për produksionin, që sipas tij nuk duhet të vazhdojë transmetimin. 

I patrembur përballë “Amici-it”, Morgan nuk heziton të tregojë zhgënjimin: “Kur djemtë janë atje brenda, ata trajtohen si skllevër. Nuk ka mësues në atë vend, ka vetëm mjete trajnimi. Qëllimi i ‘djemve të këqinj’ është të kontrollojnë çdo gjë, ndërkohë që konkurrentët duhet të sillen si kukulla të lidhura me zinxhirë. Është një varr i ideve të reja. Prandaj ekziston frika dhe trishtimi në ato korridore gri. Studiot televizive dhe dhomat ku ata hanë dhe flenë nuk kanë dritare. Herët ose vonë duhet të shkojë një punonjës social që të kontrollojë gjendjen mendore të konkurrentëve. Atje brenda ka skllavëri, manipulim dhe shumë frikë nga ana e fëmijëve.”

Të këshilluara

Era Istrefi në skenë me Lady Gaga-n (FOTO)

Këngëtarja nga Kosova ka nënshkruar një kontratë me brand-in “Guess”, ku së bashku me “Nylon Magazine” kanë realizuar edhe një set fotografik. Dhe jo më larg se...

10:44

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI