Flash

Zbulohet bukuroshja që u ul pranë Bashës

Lapsi.al 24 April 2017
Zbulohet bukuroshja që u ul pranë Bashës

Janë të njohura taktikat që përdorin politikanët kur janë në momente të vështira. Njëra prej tyre është edhe mbajtja afër e portreteve të të rinjve dhe të rejave, simpatikë, me pamje që ngjallin besim dhe mirësi. Këtë truk ka përdorur edhe sot Lulzim Basha duke u ulur ne bllokimin e sheshit Shqiponja pranë një vajze deri më tani të panjohur në publik. Menjeherë kjo bukuroshe, që do të qe me e zakonshme ta shikoje në ndonjë konkurs bukurie, tërhoqi vëmendjen e rrjeteve sociale. mediat online zbuluan më pas se ajo është një fanse e demokratëve që quhet Ajshja, studente drejtësie në Universitetin e Tiranës. E intervistuar nga Albeu. com ajo ka thënë; "Unë vij nga një familje e djathtë që ka mbështetur PD ndër vite. Po ashtu mbështes politikat e djathta dhe dua implementimin e tyre këtu. Mbështes PD-në edhe për faktin se ishte e para parti opozitare që mundësoi pluralizmin politik në Shqipëri. Unë jam pjesë e Këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të PD-së. Po përpiqemi të përçojmë dita ditës atë frymë pozitive që zoti Basha ka në mendje: Krijimin e Republikës së Re" .



 

Të këshilluara

Stresi nuk e humb protesten (Foto)

Edhe Arkimed Lushaj i njohur ndryshe me emrin e artit Stresi nuk mund të mungontë në protestën e opozitës. Siç e ka deklaruar edhe më përpara këngëtari ka nj...

11:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI