Flash

Sherri midis Julian Dedës dhe Jolezës,"Unë jam derr, ti tyryfyle"(FOTO)

Lapsi.al 25 April 2017
Sherri midis Julian Dedës dhe Jolezës,"Unë jam derr, ti

Një postim i Julian Dedës që lidh vijat rozë në rrugët e Tiranës me komunitetin LGBT duke e quajtur “tmerr”, ngjalli reagimin e ish-kryetares së FRESSH-it, Joleza Koka.

“Kujdes. Element gej nëpër kryeqytet. Vijat e bardha u bënë pink. Tirana nën sundimin e LëGëBëTë-rave. Tmerr.”, shkruan Julian Deda në postimin e 23 prillit. Joleza Koka e shpërndau këtë postim në Facebook-un e saj duke iu referuar aktorit të humorit si “derr”: “Solidaritet me të gjithë LGBT-të që janë të detyruar ta ndajnë qytetin me derra.” Mbrëmë në orët e vona, Julian Deda iu kundërpërgjigj Joleza Kokës duke e quajtur tyryfyle. 

“Dy fjalë për anonimen Joleza Koka.

Kjo cuca më quan derr sepse jam kundër manifestimeve dhe aq më tepër kundër martesave të së njëjtës gjini. Nëse të reklamosh apo të mbrosh familjen tradicionale mes një gruaje dhe një burri të bën derr, po, unë jam një derr.

E kuptoj shumë mirë pse të dukem derr, sepse nuk jemi njësoj. Ti mos çikë, kur zgjohesh nga gjumi, nuk mban mend vendin se ku ke rënë për të fjetur. Kaq besoj mjafton për të bërë dallimin mes një derri si unë dhe një tyryfyle si ti.

Nuk po e zgjas, më duket të dhashë rëndësi më shumë seç duhet, por meqë të pëlqen dhe e mbështet kaq shumë komunitetin LGBT, shpresoj të të shikoj majë biçikletës ditën e manifestimit, unë do jem diku aty në cep duke duartrokitur vajzën kompleksive që bën xhiro sa në një biçikletë në tjetrën.

P.S: Ika tani se të bëra të famshme. Puç puç.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI