Flash

Dasma shqiptare në Amerikë: Monika Kryemadhi dhe Bebe Rexha e djegin me “Naplonin”

Lapsi.al 26 April 2017
Dasma shqiptare në Amerikë: Monika Kryemadhi dhe Bebe Rexha e djegin

Djali i dajës së deputetes së LSI-së u martua fundjavën e shkuar në SH.B.A dhe e ftuar speciale nga Shqipëria, nuk mungoi kushurira e tij e parë. Monika Kryemadhi komunikoi me ndjekësit në facebook, duke treguar me krenari eksperiencën në familjen e saj të madhe atje, e cila vazhdon të ruajë traditat e vendit tonë. Gati si një njoftim “zyrtar”, bashkëshortja e kryetarit të kuvendit ndau në rrjet një foto “normale”, ku shoqërohet nga e bija dhe kushurirat e saj nga Dibra.

Por festa e vërtetë është zbuluar së fundi ku vetë Monika është gjendur në bash të vendit, në momentin kur në dasmë u luajt një nga këngët më festive. “Naploni” ka bërë bashkë Monën dhe Bebe Rexhën, të dyja në mes të pistës së vallëzimit ku siç shihet nga këto video, e kanë ndezur atmosferën me kërcimin popullor. Ajo që të bën përshtypje është mënyra se si ylli i muzikës, Bebe Rexha, e kërcen dhe argëtohet me muzikën popullore porsi një shqiptare e vërtetë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI