Flash

Blake Lively harron bashkëshortin, vargje dashurie këngëtarit të martuar (FOTO)

Lapsi.al 28 April 2017
Blake Lively harron bashkëshortin, vargje dashurie këngëtarit

Aktorja sapo na tregoi se jo gjithmonë Reynolds është imazhi që do të ketë përballë.

Pas eventit të organizuar për 100 personat më influencues të botës, (Time's 100 Most Influential People), ylli i "Gossip Girls" ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit një foto, ku fillimisht të gjithë menduam se ia dedikonte totalisht bashkëshortit të saj, por jo. I fshehur pas portretit të Ryan-it, diku në cep, dukej John Legend tek performonte dhe Lively nuk kursehet ta "ngacmojë" të shoqin rreth tij, siç duket dhe në përshkrimin poshtë fotos. "Urime njeriut më influencues të jetës sime! Je burri më i mirë që njoh. E meriton totalisht këtë. Ah, sikur im shoq mos të të bllokonte! Më fal John Legend."-i shkruan Blake këngëtarit. Duket se në vend të tij, aktorja do të donte të shihte yllin e "All Of Me". Por sigurisht, e gjithë kjo është bërë në sensin e shakasë, pasi çiftet janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin. 

Të këshilluara

Jackie Kennedy , maniake pas...(FOTO)

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujdesej për veshjet e saj deri në çdo centimetër, ose më mirë të themi milimetër. Në librin dedikuar sa...

13:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI