Flash

Jackie Kennedy , maniake pas...(FOTO)

Lapsi.al 28 April 2017
Jackie Kennedy , maniake pas...(FOTO)

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujdesej për veshjet e saj deri në çdo centimetër, ose më mirë të themi milimetër.

Në librin dedikuar saj, “Jackie’s Girl: My Life with the Kennedy Family”, shkruar nga asistentja e saj, zbulohen detaje që tregojnë edhe njëherë kapriçiot e Kennedy kur vinte puna tek veshja. Kathy McKeon ka jetuar me Kennedy-t në periudhën 1964-1977 dhe ishte përgjegjëse për garderobën e zonjës së parë. “Garderoba ishte një dhomë më vete dhe të gjitha rrobat e Madamës ishin të renditura sipas ngjyrave. Nuk kisha parë kurrë një koleksion aq mahnitës këpucësh.” Por e veçanta më e madhe ndodhej tek sholla e këpucëve. “Pjesa më intriguese për mua ishte zgjatimi prej 5 milimetër i njërës takë, sepse njëra këmbë ishte pak më e shkurtër se tjetra. Kush do ta kishte menduar?”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI