Flash

Olta Gixhari në gjyq me vajzën e deputetit shqiptar, fiton mijëra euro dëmshpërblim

Lapsi.al 29 April 2017
Olta Gixhari në gjyq me vajzën e deputetit shqiptar, fiton mijëra

Një reklamë, e realizuar gjatë vitit 2014 është bërë shkak i një konflikti mes aktores së mirënjohur Olta Gixhari dhe vajzës së deputetit shqiptar Dashamir Peza, Amantias.

Por, mosmarrëveshja mes vajzave është zgjidhur tashmë në gjykatë. Për më shumë se një vit ka zgjatur procesi në Gjykatën e Tiranës, pas padisë së ngritur nga aktorja, për Shoqërinë “Pik Creative SHPK” (aksionere e së cilës është Amantia Peza). Olta pretendonte se nuk e kishin paguar për reklamën që ajo i kishte bërë një kompanie celulare tre vjet më parë, pas kontratës me këtë shoqëri reklamash. Në padi, Gixhari kërkonte “Përmbushjen e detyrimit kontraktor, për të paguar pjesën e papaguar prej 6410 euro, sipas kontratës së shërbimit që mban datën 24.09.2014, të lidhur nëpërmjet paditëses dhe të paditurit si dhe kamatat ligjore për vonesën e pagesës deri në momentin e ekzekutimit të vendimit. Detyrimin e të paditurit të paguajë shpenzimet gjyqësore”. Kërkesa e aktores është shqyrtuar nga gjyqtarja Anila Karanxha, në shkallën e parë të gjyqësorit, ndërsa vendimi për të është dhënë më 7 prill të këtij viti.

Në vendimin e siguruar nga “Bluetooth”, shkruhet, “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creativ’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari kamatëvonesat mbi shumën bruto 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro, për çdo ditë vonesë në ekzekutimin e detyrimit, sipas normave të interesit bankar vjetor të depozitave në euro të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, duke filluar llogaritja e interesave që nga data 15.01.2016, datë e letër kujtesës së përmbushjes së detyrimit kontraktor, deri në ekzekutimin përfundimtar të këtij detyrimi”.

 

Të këshilluara

Jackie Kennedy , maniake pas...(FOTO)

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujdesej për veshjet e saj deri në çdo centimetër, ose më mirë të themi milimetër. Në librin dedikuar sa...

13:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI