Flash

Emri i parë në listën e PS për Tiranën, kushurirë e moderatorit të njohur

Lapsi.al 30 April 2017
Emri i parë në listën e PS për Tiranën, kushurirë

Ajo është grua dhe në listën 36 emërore të prezantuar nga Saimir Tahiri, gjendet e para. Elona Gjebrea e cila vijon në detyrën e saj si zv. Ministre e Brendshme ka arritur të sigurojë kreun e emrave për deputetë që do t'i propozohen kryeqytetasve në zgjedhjet e 18 qershorit. Mirëpo, gruaja e cila ka mbajtur për 4 vite postin e zv. Ministres ka një mbiemër të njohur për veshët tanë. Nuk është e vështirë të bësh lidhjen pasi Gjebrea në jetën publike, më i njohuri vjen nga bota e spektaklit. Për më tepër që as kantautori i famshëm nuk e ka fshehur afërsinë me vajzën e tij të xhaxhait. Elona ka qenë e ftuar tek "E diela Shqiptare" dhe dy kushurinjtë kanë trajtuar çështje të trafikimit njerëzor.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI