Flash

Aktori amerikan Val Kilmer pas 1 viti pranon se vuan nga kanceri (Foto)

Lapsi.al 2 May 2017
Aktori amerikan Val Kilmer pas 1 viti pranon se vuan nga kanceri (Foto)

Aktori Val Kilmer e mohoi në vitin 2016 se ishte i sëmurë me kancer, por gjatë një puntate të “Reddit AMA”, ai ka vendosur ta pranojë se është aktualisht duke luftuar me kancerin.

Në fakt, ka qenë Michael Douglas, një person shumë pranë aktorit, ai që në dhjetor hapi alarmin në publik se miku i tij Val Kilmer po kalonte një periudhë shumë të keqe shëndetësore. Më vonë, Kilmer u detyrua të japë një sqarim në rrjete sociale duke thënë se ai ishte mirë, por Douglas ishte ngatërruar dhe ajo që kishte thënë ai nuk ishte aspak e vërtetë.

“Në fakt, Douglas u përpoq të më ndihmonte teksa u tregonte të tjerëve mbi sëmundjen time në mënyrë që mediat, gazetarët dhe paparacët të mos merreshin drejtpërdrejt për të më pyetur mua por të merreshin me atë dhe mua të më linin të qetë duke qenë se isha nën kontrollin mjekësor. Mirëpo, gjëja u bë më e madhe nga sa menduam. Unë edhe mezi flisja sepse kancerin e kisha në fyt. Tani jam nën trajtime…”, – ka thënë ai ditën e djeshme për të sqaruar tërësisht situatën.

Val Kilmer in 2013

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI