Flash

Veshja e Katy Perry cilësohet si më e keqja në "Met Gala 2017", zhgënjehen fansat (Foto)

Lapsi.al 2 May 2017
Veshja e Katy Perry cilësohet si më e keqja në "Met Gala

Met Gala është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme. Yjet më të mëdha të showbizz kanë guxuar me veshje të ndryshme në tapetin e kuq. Por disa prej tyre kanë dështuar.

Ndërkohë që kishte mjaft konkurrencë, mbretëresha që kryeson listën e veshjes më të keqe të këtij viti është diva e popit Katy Perry, me një fustan të dizenjuar nga John Galliano.

Fustani përbëhej nga një pëlhurë e lehtë prej mëndafshi të qëndisur me ngjyrë të kuqe dhe tyl të kuq. Në kokë kishte vendosur gjithashtu në tyl të kuq që ngjante si një vello nuseje, ndërsa kishte veshur edhe çizme të mëdha të kuqe që dukeshin si thundra nën këmbët e saj.

Përveç Katy Perry, në listën e veshjeve më të këqija përfshihet edhe Rihanna, Madonna, gruaja e Pharrell, Helen Lasichanh, Jaden Smith dhe Claire Danes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI