Flash

Kendall në 'Vogue India', kritikët: Nuk e duam (FOTO)

Lapsi.al 5 May 2017
Kendall në 'Vogue India', kritikët: Nuk e duam (FOTO)

Në 10-vjetorin e revistës, editorët e prestigjiozes 'Vogue India' kanë zgjedhur imazhin e Kendall Jenner-it në kopertinën e tyre, e cila është publikuar të mërkurën.

 Ajo do të prezantojë numrin special të revistës nën titullin "Indian Affair". Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak audiencës dhe gjithë fansave vendas. Kritikët e "Vogue India-s", përpos opinioneve të tyre, kanë kërkuar të dinë përse nuk zgjodhën një modele indiane për të festuar përvjetorin e revistës. "Pse jo një modele indiane kur ka kaq shumë përrreth? Kjo të krijon impaktin se vendi ynë nuk ka karakter dhe bukuri me të cilën të identifikohet."-shkruhet në Facebook.  Sipas Huffington Post, nga ana e saj, revista nuk ka dhënë ende asnjë koment rreth këtyre akuzave, por dihet është se askush nuk mendoi se zgjedhja e Kendall-it do të shkaktonte debate të tilla.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI