Flash

Enrique Iglesias djali që fshehu karrierën e tij nga prindërit (Foto)

Lapsi.al 8 May 2017
Enrique Iglesias djali që fshehu karrierën e tij nga prindërit

Enrique Miguel Iglesias Preysler, lindi më 8 maj 1975 në Madrid, Spanjë. Ai është këngëtar, kompozitor, aktor spanjoll-filipinas. Është djali i tretë dhe i fundit i Julio Iglesias dhe gazetares filipinas Isabel Preysler, ka një motër Chabeli dhe vëllain Julio Iglesias Jr. Julio dhe Isabel u shkurorëzuan në vitin 1978 dhe më pas Julio migroi në Miami për të ndjekur karrierën e tij në Florida.

Iglesias nuk donte që babai i tij të dinte për planet e tij për karrierë muzikore sepse nuk donte që mbiemri i tij i famshëm të ndihmonte në avancimin e karrierës së tij. Ai huazoi para nga dado e familjes së tij dhe regjistroi kasetën që përbëhej nga këngë spanjolle dhe këngë angleze. Duke u afruar me publicistin e babait të tij, Fernan Martínez, të dy promovuan këngët nën titullin “Enrique Martínez”. Iglesias u mbështet nga “Fonovisa Records” dhe udhëtoi për në Toronto për të regjistruar albumin e tij.

Famën ndërkombëtare e arriti në Meksikë e cila e ndihmoi shumë atë të bëhej i famshëm në Amerikën Latine, ShBA dhe Evropë, duke shitur shumë albume në gjuhën spanjolle në atë periudhë. Hyri edhe në tregun e muzikës në gjuhën angleze dhe gjithashtu pati një sukses shumë të madh, duke shitur rreth 50 milion albume në të gjithë botën, dhe një fitim prej 48 milion dollarëve amerikanë.

Në vitin 2002 kur Enrique po xhironte videoklipin e tij ‘Escape’ aty njeh tenisten ruse Anna Kournikova me të cilën bie në dashuri. Ata thuhet se janë ndarë në tetor 2013, por që prej asaj kohe janë pajtuar. Enrique Iglesias ndërtoi një rezidencë të re ne Miami, me vlerë rreth 26 milionë dollarë.

Ai ka fituar më shumë se 200 çmime nga ceremoni të ndryshme, përfshirë 23 çmime “Billboard Music”, 36 “Billboard Latin Music Awards” dhe 8 “American Music Awards”, 1 “Grammy”, 5 “Grammy Latine”, 10 “World Music Awards”, 6 çmime “MTV”. Ai është nominuar mbi 465 herë për çmime të ndryshme. Si dhe ka marre çmimin “King of Latin Pop “. Në vitin 2001, për albumit të dytë të studimit në gjuhën angleze “Escape”, ai mori çmimet “Best-Selling Pop Male Artist” dhe “European Male Artist” në “World Music Awards”.

Iglesias ka mbështetur organizatat e bamirsisë “City of Hope”, “Habitat For Humanity”, “Help for Heroes”, “Live Earth”,” Music for Relief”.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI