Flash

Linda Halimi shkëlqen në ceremoninë e hapjes së 'Eurovizion" (Foto)

Lapsi.al 8 May 2017
Linda Halimi shkëlqen në ceremoninë e hapjes së

Ceremonia zyrtare e hapjës së edicionit të 62’të të festivalit të këngës evropiane “Eurovision Song Contest”  është mbajtur në  Pallatin Mariyinsky në Kiev.

Eventi filloi në orën 16:00 ku 42 shtete kaluan në tapetin e  kuq të gjatë prej 265 metrash.  Në këtë ceremoni të hapjës zyrtare, e para që ka parakaluar në tapetin e kuq ishte përfaqesuesja shqiptare Lindita Halimi.

Me veshjen e saj të mrekullueshme ajo i la gojë hapur të gjithë pjesëmarrësit. Fustani mahnitës ishte  dizenjuar nga stilisti shqipatar Joni Peçi.

Në një intervistë këngëtarja u shpreh: “E lashë atë të marrë përgjegjësinë për veshjen time- më tha të vishja këtë dhe i thashë sigurisht, çfarë të thuash ti!”

Shqipëria do të prezantohet në Eurovision në natën e parë më 9 maj, ku Lindita do të këndojë e 4’ta në radhë këngën “World”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI