Flash

Shokon parashimi i Michael Jackson: Duan të më vrasin (Foto)

Lapsi.al 8 May 2017
Shokon parashimi i Michael Jackson: Duan të më vrasin (Foto)

Michael Jackson ka parashikuar vdekjen duke shprehur frikë serioze për jetën e tij. Kjo është zbuluar falë disa letrave që janë lëshuar nga biznesmeni gjerman Michael Jacobshagen i cili ishte mik i ngushtë me legjendën për 20 vjet.

Jacobshagen, foli rreth parashikimeve të çuditshme të këngëtarit në një intervistë me transmetuesin ‘Daphne Barak’ për një emision televiziv në Australi.

I riu zbuloi se si Jackson i përlotur e thirri atë dhe iu lut që të fluturonte nga Gjermania në SHBA për të qenë me të para turit të tij të madh të Londrës. Pasi ai fluturoi, Jackson i dha atij 13 letra në të cilat thuhej “ata po tentojnë të më vrasin” dhe “po frikësohem për jetën time”.

Kurrë nuk u kuptua se kush ishin “ata”, por disa thonë se ai iu referua organizatorëve të koncertit, të cilët po i bënin presion atij. Vetëm disa javë më vonë, superylli u gjet i vdekur pas një overdoze me sedativ dhe doktori i tij personal Conrad Murray u dënua me katër vjet burg për këtë.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI