Flash

Vin Diesel: Nuk mund të qëndroj në këtë skenë pa përmendur Paul Walker (Video)

Lapsi.al 8 May 2017
Vin Diesel: Nuk mund të qëndroj në këtë skenë pa

Vin Diesel ka përkujtuar mikun dhe kolegun e tij të ndjerë Paul Walker teksa ka pranuar “Generation Award” për filmin “The Fast and Furious” në ceremoninë e “MTV Movie and TV Awards” më Los Angeles, ditën e dielë.

Aktori hollivudian ka qënë i shoqëruar nga kolegët Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson dhe Jordana Brewster në momentin që ai ka përkujtuar mikun e tij të ndjerë, i cili u nda nga jeta më 30 nëntor 2013, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

“Nuk mund të qëndroj në këtë skenë dhe të flas për “Fast and Furious” pa përmendur vëllain tim Paul, vëllain tonë Paulo, shpresojmë që të ndihesh krenar”, ka thënë Diesel.

“Në 2002 isha duke qëndruar në këtë skenë dhe “MTV” më vlerësoi mua dhe Paul me çmimin “Best Duo” dhe tani, 15 vite më vonë, unë jam me të gjithë familjen, duke marrë çmimin “Generation Award”.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI