Flash

Këto janë 5 çiftet e showbizzit shqiptar ku femra është më e madhe në moshë (Foto)

Lapsi.al 12 May 2017
Këto janë 5 çiftet e showbizzit shqiptar ku femra

Këto janë 5 çiftet e showbizzit shqiptar ku femra mbizotëron me moshë, por njëkohësisht tregojnë se kjo diferencë nuk ndikon aspak në jetëgjatësisë së kësaj mardhënie.

Skerdi dhe Aurela Gaçe                

Skerdi dhe Aurela njiheshin prej vitesh dhe këngëtarja e prezantonte atë që sot e ka bashkëshort, thjesht si menaxherin e saj.

Thuhet se Skerdi është rreth gjashtë vite më e i vogël se Aurela edhe pse ajo vetë pranon diferencën vetëm prej dy vitesh. Megjithatë kjo pak rëndësi ka pasi ata të dy vazhdojnë të jenë lumturisht bashkë dhe gëzojnë frytet e dashurisë së tyre, dy vajzat.


Gerta Heta dhe Matko

E njohur si prezantuese në radio dhe televizion, këngëtare, kryeredaktore dhe autore programesh, Gerta Heta nuk ngurron të tregojë rreth historisë së dashurisë së saj me Matkon. Një dashuri që i trokiti atëherë kur nuk e priste, rezultoi të ishte ajo e duhura edhe pse pesë vite më e madhe se partneri. Por kjo nuk ndryshon asgjë në dashurinë e tyre, madje rritet çdo ditë bashkë me “dy dashuritë e tjera të tyre”, vazjat.  Në raste si ky, mosha është thjesht një numër, i cili nuk i duhet fare dashurisë që ata përjetojnë. 

Ami dhe Ermali

Ata janë të dy në një msohë pasi kanë lidnur që të dy në të njëjtin vit dhe madje edhe në të nëjtin muaj, mars. Por diferenca  mes tyre është çështje ditësh, 11 ditë më e madhe Ami se Ermali.Martesa e moderatores me aktorin e humorit ka rezultuar të jetë një sukses i vërtetë, madje edhe një shembull i çifit të lumtur të cilët përpos angazhimeve të shumta, e ruajnë harmoninë mes tyre. Madje ndonjëherë mund t’i ngatërrojmë si motër e vëlla pasi kanë marrë hijen e njëri-tjetrit. Sot ata gëzojnë një dashuri të shëndoshë bashkë me djalin e tyre, Joelin.

Çiljeta dhe Alban Hoxha

Çiljeta dhe Alban Hoxha janë çifti më i ri në shoëbiz. Edhe pse shoqëroheshin bashkë, ata heshtnin për ta thënë me zë të lartë dashurinë e tyre. Por më në fund iu dorëzuan ndjenjave dhe këngëtarja seksi bashkë me protierin e Partizanit e pranuan se ishin në një lidhje. Lidhje kjo që nuk ndikohet aspak nga diferenca e tyre në moshë duke qenë se Çili (32 vjeç)  është tre vite më madhe se Albani (29 vjeç).

Silva Gunbardhi dhe Dafi

Edhe pse kënëgtarja Silva Gunbardhi  është disa vite më e madhe se partneri i saj, Dafi, kjo nuk ka ndikuar aspak që ata të dy të kenë një marrëdhënie të shëndetshme madje edhe të bëhen prindër të një djali.

Soni dhe Klevi

Vetëm pak kohë më parë  këngëtarja e famshme ka nisur një histori dashurie me djaloshin disa vite më të ri, i cili quhet Klevi dhe është një biznesmen nga Tirana. Ai është shpirti i saj binjak. Gjithmonë pranë, në paskuintat e një koncerti apo festivali, në biznesin e tyre të përbashkët,  apo duke shijuar një gotë me miqtë në lokalet e natës në Tiranë. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI